Home
Shkruan: Anton Pllumaj*

15390880_1561559410527858_5464893838438422593_n.jpg

90 vjeçarja Tole Lekja Berishaj punonjësja e vetme e veshjeve kombëtare në Malësi të Madhe nën Mal të Zi.

Puna e dorës si veprimtari u zhvillua kryesishtë në mbrëmje rreth votrës. Gruaja apo gratë e shtëpisë e ushtronin këtë punë në të kaluarën.
Në ditët tona këtë veprimtari ende e ushtron 90 vjeçarja, Tole Lekja Berishaj e lindur Elezaj.
Tolja bisedon: ”Sa isha e pamartueme nuk jam marrë me veshje, por kam shkrua me rrueza urnekun. Kur jam martua, si nuse kam veshun ma të bukurën dhe ma të shtrëjten xhubletë dhe një nuse duhej të kishte këto pjesë të veshjes këtu në Malësin e Madhe: Çarapët deri në gju me rrueza e teltik cohet, xhubletën, bofçën e kuqe, pshtjellakun e zi me lule sërmi, rubën e kuqe të gjeshun rreth trupit, brezat prej nji lloj alumini, vjerrcat e mashicave të vierrun në breza, grykcën me serm (paft të madhe), ruba e kapic tana të lidhuna bashkë, kapica tjera e ruba me thek, ruba e arit (e shkrueme me ar), ruba e rrethit”, etj., shkruan Sokol Lulgjuraj.
Tolja sot banon në Tuz, ku vazhdon punën e dorës, në dhomën e saj të banimit, shpeshë herë edhe deri në orët e mëngjesit.
Tole Lekës Berishaj as Republika e Shqipërisë as shteti i Malit të Zi nuk i’a ka dhënë nënshtetësinë! Sot në shekullin XXI në nji Europë demokratike të jetë njeriu pa nënshtetësi, është vërtetë e çuditëshme dhe mjeruese, sidomos për nji njeri i cili ka dhënë nji kontribut të madh për kulturën iliro-shqiptare.
Tolja sot në moshën 90 vjeçare është kostumografja e Ansamblit SHQIPONJA në Malësi të Madhe / Tuz.

– Xhubleta e Malësisë së Madhe –
Studiuesi Flamur Doli shkruanë: Nepermjet formës, permbajtjes e lashtesise se veshjes malesore ne Malesine e Madhe, kuptojme se fuqia krijuese kombetare, nder shekuj u shpreh fuqishem edhe nepermjet punes se dores, sic eshte edhe produkti final i perpunimit te leshit, thurja me gjypnere, ne vajanice e vege te xhubletes se Malesise, si motiv i brendshem duke deshmuar ruajtjen e pastertise autentike iliro-shqiptare edhe nepermjet veshjes:
”…Xhubleta e Malesise sipas studjuesve te mirefillte te etnologjise, paraqet nje nder veshjet me te vjetra te Europes, si mbetje e nje qytetrimi te lashte mesdhetar e ruajtur me shekuj ne menyr besnike dhe autentike ne traditen e veshjes popullore shqiptare.”
Etnologu Mark Tirta shkruanë: Nje veshje me zanafille te lashte eshte xhubleta e qe eshte mbajtur ne Malesine e Madhe…Keshtu ka ardhur dhe dalmatika, nje kemishe e gjate qe ne te njejten forme e prerje eshte ruajtur edhe nder Shqiptare.
Ne lidhje me xhubleten e Malesise, Igbale Kalaja ne Seminarin e Dyte Nderkombetar i mbajtur ne Shkoder me 22-23 qershor 1995, ne temen ”Galeri kostumesh pasuri ndjenjash (Veshtrim me syrin e piktorit mbi veshjen e Zadrimes, Bregut te Bunes, Malesise se Madhe dhe Dukagjinit)”, nder te tjera shkruan: “Pergjithesisht, veshja eshte me e gezueshme si ngjyre, se sa ajo e dy malesive (ku mbizoteron e zeza). Sic duket kjo i pershtatet karakterit me burreror te malesoreve dhe te natyres relieve dhe te ashper te maleve te larta, duke i bere ato me solemne ne kete veshje…. Sapo e shikon xhubleten e Malesise se Madhe, ajo te terheq me madheshtine solemne te saj. Me te drejte studijuesja Andromaqi Gjergji ne nje shkrim te saj e quan xhubleten: ”…fund te kerkosur e te valezuar”. Sa hijerende, burrerore, stoike dhe e forte si malet, te duket gruaja nene kete veshje.”
Malesori nuk eshte perpjekur te fsheh bukurin e femres, perkundrazi ka dashur ne te te shprehi vlerat fizike te saj, sigurisht brenda normve te kohes. Ne keto caste duhet te kujtojme se historia e kesaj veshje e ka zanafillen ne veshjen ilire.
Aleksandër Stipcevic në librin ILIRËT – Historia, Jeta, Kultura, Simbolet e Kultit shkruan: gratë ilire vishnin një tip fustani që ishte i prerë në brez, kështu që pjesa e sipërme ishte e pelqyer për trupit, ndërsa pjesa e poshtme ishte e rudhur dhe kishte formën e kumbonës. Këtë formë rrobesh e mbajnë hyjneshat lokale (Diana, nimfat) në monumentet nga epoka romake si dhe gratë valltare, të paraqitura në urnat japode nga Ribiqi (V-IV para e. re.). Me rrobë të këtilla ishte veshur hyjnesha Diana, që është paraqitur në monedhat e mbretit ilirr Ballaeus (shek. II para e. re.). Mendohet se kjo formë e rrobave ilire është ruajtue deri sot te shqiptarët në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë (te pjesëtarët e fisit Kelmend).

A mund të varrosej një grua me xhubletë?

Gruaja varrosej me xhubletën që martohej. Xhubleta më e mirë i shërbente asaj në këto dy momente të rëndësishme të ndërrimit të statusit civil të saj, nga vajzë në grua e martuar dhe kalimin në jetën tjetër ku ajo duhej të shkonte me këtë xhubletë që bart për mua kode të vjetra, që dmth ato duhen lexuar, që nuk janë thjesht të bukura, por kanë një rregullsi, një alfabet leximi. Dihet nga studiues shqiptarë dhe të huaj që vijnë nga qytetërimi kreto-mikenas. Xhubleta identifikohet me veshje të gjetura në pallatin e Knosit në Kretë, para 4000 vjetësh. Por kjo s’do të thotë që nuk zbulohet një objekt tjetër i lashtë dhe xhubleta befas nga festa e 4000 mijë vjetorit të saj mund të festojë 10 mijë vjetorin e saj. Sido që të jetë, ngelet veshja më e vjetër në botë ende e gjallë dhe institucionet përkatëse ta marrin në mbrojtje nga UNESCO.

15319306_1561559340527865_3387152341933728735_n.jpg

15337426_1561559590527840_5483243000959565926_n.jpg

15400429_1561559470527852_578662787783153923_n.jpg

15319161_1561559520527847_7348935169186447508_n.jpg

*Shkrimi botohet me lejën e autorit.
Burimi:https://www.facebook.com/anton.pllumaj/media_set?set=a.1561558657194600.1073742273.100000214423751&type=3

Lini një koment